Bashkimi Evropian ka reaguar për arrestimin e shtetasit kosovar Arbnor Spahiu nga autoritetet serbe.
Ata kanë theksuar se po e ndjek me vëmendje këtë rast dhe pret nga Serbia të respektojë plotësisht procedurat ligjore.
Në një përgjigje zyrtare për Dukagjinin, BE ka deklaruar:
“BE-ja po ndjek nga afër arrestimin e Arbnor Spahiut nga autoritetet serbe. Ne presim që autoritetet serbe të respektojnë dhe të sigurojnë zbatimin e rregullt të procedurës ligjore.”, thuhet në përgjigje.