Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, është gjithmonë shumë e komentuar për jetën e saj private dhe atë profesionale.
Ajo është gjithashtu shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.
Së fundmi, përmes disa fotografive të publikuara në InstaStory, Loredana ka vënë në dukje ndryshimin e saj të ri në pamje.
Ajo i ka kthyer flokët e saj ngjyrë kafe në kaçurrela, duke marrë kështu një pamje më ndryshe nga e zakonshmja.
Në fotografitë e realizuara para pasqyrës, reperja me prejardhje nga Ferizaj ka marrë edhe më tej vëmendjen me dukjen atraktive.
Kjo verë ka qenë relativisht e ngjeshur me punë për Loredanën, e cila publikoi albumin e saj më të ri në bashkëpunim me Mozzikun, “No Rich Parents”.
Përndryshe, klipi i fundit që ata sollën për publikun ishte “Oh Digga”, i publikuar disa javë më parë.