Xherdan Shaqiri me paraqitje bravuroze në Euro 2020 ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave Europiane

Xherdan Shaqiri me paraqitje bravuroze në Euro 2020 ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave Europiane

Sipas informacioneve të fundit nga Turqia, ai po pritet të nënshkruaj me gjigantin e futbollit Turk, Galatasaray, pasi ka zhvilluar një EURO 2020 fantastike, dhe ka lënë përshtypje të jashtëzakonshme, sërish si protagonistë në mesin e yjeve kryesore të EURO 2020.

Skuadra e Galatasarayt do t’i dërgojë një ofertë Liverpoolit me shumë rreth €8 milion përfshirë bonuse të ndryshme. Përfaqësuesit e Shaqirit dhe të Galatasarayt janë takuar në javët e fundit disa herë dhe marrëveshja personale nuk është larg, ndërsa tani mbetet vetëm të dërgohet oferta zyrtare në drejtim të Liverpoolit.

ShIH EDHE:

Kujtojmë që pikërisht Xherdan Shaqiri ishte futbolliti që i shënoi dy gola Turqisë, të cilët e bënë këtë kombëtare të përshëndetet nga EURO 2020 që në fazën e grupeve.

Tifozët e këtij klubi në vazhdimësi kanë kërkuar transferimin e tij, dhe nëse gjithçka shkon në rregull, ai do të zyrtarizohet tek kjo skuadër javën tjetër. Xheki Shaqiri pritet të vesh fanellën “cimbom” të Galatasarayit sezonin e ardhshëm me të cilën do të paraqitet edhe në garën më prestigjioze europiane, Champions League.

Related Articles