Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Statistikat e Hotelerisë dhe Turizmit për vitin 2024.
Sipas kësaj agjencie, numri total i vizitorëve të jashtëm që kanë hyrë në Kosovë është 6 milionë e 938 mijë e 227.
Numrin më të madh të vizitorëve te brendshëm e ka Rajoni i Prishtinës me 205 mijë 405 vizitorë.
Në vitin 2024, ASK-ja njoftoi se numri i vizitorëve vendorë është rritur për 4,2 për qind në raport me vitin 2023.