Izraeli tregon se si i mashtroi komandantët iranianë dhe i goditi

Izraeli tregon se si i mashtroi komandantët iranianë dhe i goditi

Izraeli ka deklaruar se ka arritur të mashtrojë komandantët kryesorë të forcës ajrore iraniane që të mblidheshin në një takim, pak përpara se t’i godiste me një sulm të befasishëm.

Duke folur për Fox News, një zyrtar i sigurisë izraelite ka thënë:

 “Kryem veprime specifike për të mësuar më shumë për ta, dhe pastaj përdorëm atë informacion për të ndikuar në sjelljen e tyre. Ne e dinim që kjo do t’i çonte ata në takim — por më e rëndësishmja, dinim si t’i mbanim aty.”

Tutje, sipas Fox News, zyrtari ka shtuar se sulmi ka rezultuar edhe më i suksesshëm sesa ishte parashikuar. Sipas tij, Izraeli shënjestroi dhe neutralizoi gjithashtu sisteme të mbrojtjes ajrore dhe raketa balistike që besohej se ishin përgatitur për t’u përdorur kundër tij.

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Israel Katz, ka njoftuar më herët se sulmi ka eliminuar shumicën e udhëheqjes së forcës ajrore të Gardës Revolucionare.

Related Articles