Është rritur numri i lindjeve brenda dhe jashtë Kosovës gjatë muajit prill krahasuar me muajin mars të këtij viti.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës në muajin prill 2025 janë regjistruar 2 mijë e 113 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës).
“Prej këtyre lindjeve të regjistruara 1 095 lindje janë meshkuj dhe 1 018 lindje janë femra”.
Në muajin paraprak kanë lindur 2 mijë e 61 foshnje, prej tyre 987 vajza dhe 1 mijë e 74 djem.