Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku në konferencën e thirrur për media u pyet rreth bashkëpunimit ndërmjet vendit tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas saj, kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka prishur çdo rrugë bashkëpunimi me Uashingtonin zyrtar,
“Zotëri Kurti ka djegur çdo urë bashkëpunimi me Uashingtonin”, u shpreh Çitaku.
Ndër të tjera ajo tha se Kosovës i duhet një qeveri stabile dhe e fortë.