Presidenti iranian: Irani s’e do luftën me Izraelin, por do të përgjigjet proporcionalisht

Presidenti iranian: Irani s’e do luftën me Izraelin, por do të përgjigjet proporcionalisht

Presidenti i ri i Iranit, Masoud Pezeshkian, deklaroi se Irani nuk synon të zgjerojë luftën me Izraelin, por paralajmëroi se do të reagojë proporcionalisht ndaj çdo sulmi.

Këto komente ai i bëri gjatë një bisede telefonike me Presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, të hënën, raporton CNN duke cituar agjencinë shtetërore iraniane të lajmeve.

Pezeshkian akuzoi Izraelin për “agresion të hapur”, duke theksuar se sulmet kanë shkaktuar vdekjen e civilëve, shkencëtarëve dhe komandantëve ushtarakë iranianë. “Irani nuk e ka nisur këtë luftë, por do të përgjigjet në mënyrë proporcionale me nivelin e sulmit”, tha ai.

Ai gjithashtu theksoi se pjesëmarrja e Iranit në negociatat bërthamore me Shtetet e Bashkuara varet nga ndalimi i sulmeve të Izraelit ndaj vendeve të rajonit.

Nga ana e tij, Erdogan shprehu gatishmërinë e Turqisë për të luajtur një rol lehtësues në uljen e tensioneve dhe në rikthimin e palëve në tryezën e bisedimeve bërthamore, sipas agjencisë shtetërore turke të lajmeve.

Related Articles