Nis procesi i rinumërimit të votave në katër qarqe të Shqipërisë

Nis procesi i rinumërimit të votave në katër qarqe të Shqipërisë

Ka nisur këtë të martë procesi i rinumërimit të votave  në Shqipëri, pas vendimit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS).

Procesi po zhvillohet në ambientet e Pallatit të Sportit “Farie Hoti” në Tiranë dhe do të zhvillohet në dy faza të ndara, ku në fazën e parë do të numërohen votat për subjektet politike, ndërsa në fazën e dytë do të vijojë numërimi i votave për kandidatët për deputetë.

Numërimi po kryhet në 24 tavolina të dedikuara, ku janë të pranishëm vëzhgues të autorizuar nga tre subjektet ankimuese: Koalicioni PD-ASHM, Partia Socialiste dhe Partia Mundësia.

Related Articles