Kurti uron Krasniqin dhe Fazliun për medaljet e fituara në Kampionatin Botëror

Kurti uron Krasniqin dhe Fazliun për medaljet e fituara në Kampionatin Botëror

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka uruar ekipin kosovar të xhudos, pas medaljeve të fituara nga Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu në Kampionatin Botëror të mbajtur në Budapest të Hungarisë.

Kosova e ka përfunduar Kampionatin Botaëror me sukses duke rrëmbyer dy medalje, nga tre sportistë sa ishin duke na përfaqësuar.

Fillimisht Distria arriti të fitojë medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 52 kilogramë, e pasuar nga Laura Fazliu e cila fitoi të bronztën në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Ky triumf i dyfishtë i Kosovës në Budapest ka bërë që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, të reagoj me krenari dhe t’i uroj të gjithë për këtë sukses.

Shkrimi i Kurtit

Dy vajza, dy podiume, një ekip që vazhdon të na bëjë krenarë.

Pas suksesit të Distria Krasniqit me medaljen e argjendtë, Laura Fazliu siguroi edhe një medalje për Kosovën në Kampionatin Botëror të Xhudos. Kjo është medalja e dytë botërore e Laurës. Me qetësi dhe vendosmëri, ajo u ngjit sërish në podiumin e shkëlqimit, duke dëshmuar vazhdimësinë dhe forcën e kampionëve tanë.

Me këto dy medalje, një të argjendtë dhe një të bronztë, Kosova e mbyll këtë kampionat me sukses dhe e çon në 10 numrin total të medaljeve botërore, dyfishi i atyre olimpike.

Urime Laurës, Distrias, trajnerit Driton Kuka, Federatës së Xhudos dhe tërë komunitetit sportiv!

Related Articles