Garda Revolucionare e Iranit thotë se ka goditur drejtorinë e inteligjencës ushtarake të Izraelit dhe një qendër operative të Mossadit, agjencisë së inteligjencës së vendit, në Herzliya.
Shpërthime masive u raportuan në qytetin qendror të Izraelit këtë mëngjes, me fotografi nga vendi i ngjarjes që tregojnë një kolonë të madhe tymi që ngrihet nga një ndërtesë.
Siç shkruan Sky News, ekipit të këtij mediumi nuk iu lejua t’i afrohej vendit, pasi autoritetet atje thanë se i përket ushtrisë, pa sqaruar më tej.
Lajmi vjen pasi një komandant i lartë i ushtrisë iraniane paralajmëroi të martën se sulmet e Iranit kundër Izraelit do të intensifikohen në orët e ardhshme, ndërsa Irani dhe Izraeli mbeten të bllokuar në shkëmbimin e sulmeve për të pestën ditë.
UNCONFIRMED: Iranian missile strikes today. may have hit nearby Mossad HQs in Herzliya.
On the second footage, the cameramen says:
"On the Mossad, they even managed to hit the Mossad. Wow." pic.twitter.com/8uDC8e0hKN— Clash Report (@clashreport) June 17, 2025
Media iraniane raportoi gjithashtu se mjekët dhe infermierët janë thirrur nga “pushimi” për të kryer detyrat e tyre.
Siç kujtojnë mediat, më herët të martën, u dëgjuan shpërthime fuqishme mbi Tel Aviv dhe Jerusalem, pasi sirenat e sulmeve ajrore u dëgjuan në disa pjesë të Izraelit dhe ushtria paralajmëroi për raketa iraniane që po vinin.