Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka paralajmëruar për një ndikim shkatërrimtar te civilët dhe rreziqe të mundshme shëndetësore të lidhura me sulmet izraelite në objektet bërthamore të Iranit.
“Përshkallëzimi i dhunës mes Izraelit dhe Iranit është jashtëzakonisht shqetësues dhe po u merr jetën civilëve, përfshirë fëmijëve,” tha Tedros në një postim në platformën X.
“Sulmet ndaj objekteve bërthamore mund të kenë pasoja të menjëhershme dhe afatgjata për mjedisin dhe shëndetin e njerëzve në Iran dhe në të gjithë rajonin,” shtoi ai.
The escalation of violence between Israel and Iran is extremely concerning — and is costing the lives of civilians, including children. The growing number of injured civilians are also distressing.
@WHO’s particular concern is the targeting of nuclear sites, which may have… pic.twitter.com/ECCXlxoBRy— Tedros Adhanom Ghebreyesus (@DrTedros) June 17, 2025