Izraeli godet impiantin bërthamor të Iranit në Natanz

Izraeli godet impiantin bërthamor të Iranit në Natanz

Një sulm i ushtrisë izraelite ndaj kompleksit bërthamor të Iranit në Natanz ka goditur drejtpërdrejt impiantin nëntokësor të pasurimit të uraniumit, ka njoftuar të martën Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike.

Fillimisht ishte raportuar se impianti nuk ishte prekur nga sulmi.

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike ka ofruar përditësime mbi dëmet që kanë ndodhur në zonat bërthamore të Iranit që pas nisjes së sulmeve nga Izraeli të premten, raportoi Reuters.

Sipas agjencisë, nuk ka pasur ndryshime në informacionet për dy impiantet e tjera bërthamore në Iran, ato të Isfahanit dhe Fordow-it.

“Pas analizave të imazheve satelitore të mbledhura pas sulmeve të premten, Agjencia ka identifikuar elemente shtesë që tregojnë ndikime të drejtpërdrejta në korridoret nëntokësore të pasurimit të uraniumit në Natanz”, thuhet në njoftimin e Agjencisë në rrjetin social X.

Related Articles