Sipas autoriteteve të aeroportit, ka mbërritur fluturimi i parë që po sjell izraelitët të cilët ishin të bllokuar jashtë vendit për shkak të mbylljes së hapësirës ajrore të Izraelit.
Fluturimi i realizuar nga kompania ajrore El Al, i cili u nis nga Larnaka, Qipro, mbërriti në mëngjesin e së mërkurës në Aeroportin Ben Gurion. Ky fluturim është pjesë e Operacionit “Kthimi i Sigurt”.
Ministrja e Transportit, Miri Regev, deklaroi se qëllimi është “riatdhesimi i të gjithë qytetarëve izraelitë”.
Në një zhvillim tjetër, janë njoftuar edhe fluturimet e parë për evakuimin e shtetasve polakë nga Izraeli. Sipas raportimeve të BBC, Polonia ka përfunduar evakuimin e 160 qytetarëve të saj nga Izraeli.