Izrael: Mbi 90 të lënduar nga sulmet e fundit iraniane

Izrael: Mbi 90 të lënduar nga sulmet e fundit iraniane

Sulmet ajrore iraniane ndaj Izraelit kanë lënë pas vetes një numër të lënduarish, teksa autoritetet shëndetësore izraelite po përballen me fluks pacientësh të shtruar në spital.

Ministria izraelite e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë natës së 18 qershorit, 94 persona janë shtruar në spitale si pasojë e plagëve të marra nga sulmet.

Në mesin e të lënduarve, një pacient raportohet të jetë në gjendje të moderuar, ndërsa 85 të tjerë janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Në njoftim thuhet gjithashtu se tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të reagimeve akute të stresit, ndërsa pesë të tjerë janë ende nën vlerësim mjekësor për të përcaktuar gjendjen e tyre.

“Gjatë natës, 94 persona me lëndime mbërritën në spitale, një i lënduar në gjendje të moderuar, 85 – në gjendje të kënaqshme, tre persona me lëndime u shtruan në spital me reaksione akute të stresit dhe pesë të tjerë janë ende duke u vlerësuar, me gjendjen e tyre ende të papërcaktuar”, thuhet në deklaratë.

Ministria bëri të ditur se nuk ka pasur nevojë për evakuim të menjëhershëm për shkak të sulmeve me raketa dhe se ndihma mjekësore dhe psikologjike iu është ofruar të plagosurve gjatë rrugës drejt strehimoreve.

Related Articles