Sulm me çekiç para hyrjes në seancë në Gjykatën e Suharekës

Sulm me çekiç para hyrjes në seancë në Gjykatën e Suharekës

Një sulm fizik ka ndodhur sot, në oborrin e degës së Gjykatës në Suharekë, ku një palë që ka pasur sot seancë lidhur me një rast, e ka sulmuar brutalisht palën tjetër.

Sipas mediave lokale, pak para fillimit të një seance plenare, në oborrin e Gjykatës së Suharekës ka shpërthyer një përleshje mes disa personave. Gjatë incidentit, thuhet se është përdorur edhe një mjet pune – konkretisht një çekiç.

I dyshuari ka ikur dhe tashmë po kërkohet nga Policia. Sipas informacioneve të para, i dyshuari është emër i njohur për policinë.

Related Articles