Qarkullimi në dy autostrada është bllokuar nga mëngjesi i së premtes, kjo për shkak të garave çiklistike të organizuara nga Federata e Çiklizmit e Kosovës, raporton Gazeta Enigma.
Qarkullimi për automjete në autostradat “Arbën Xhaferi” dhe “Ibrahim Rugova” do të lëshohet pasdite.
Edhe të shtunën, përkohësisht do të jetë i bllokuar qarkullimi.
Policia e Kosovës ka njoftuar se garat e vlefshme për Kampionatin e Kosovës do të bëjnë që përkohësisht të ndalohet qarkullimi në këto segmente të autostradave:
Më 20 qershor – nga ora 10:00-14:00 autostrada “Arbën Xhaferi” nga hyrja/dalja Lipjan deri te hyrja/dalja Bibaj, në drejtimin Prishtinë-Hani i Elezit.
Më 21 qershor – nga ora 09:00-16:00 në ditën e dytë të garës do të mbyllet përkohësisht autostrada “Arbën Xhaferi” nga hyrje/dalja Bibaj – Babush – Lipjan – Prishtinë (Uglar) – Bresje – rruga nacionale N9 deri në Gjergjicë, si dhe autostrada “Ibrahim Rugova” në segmentin – Malishevë-Duhël dhe anasjelltas.