Vdes në QKUK personi që ishte aksidentuar para disa ditësh në Mitrovicë

Vdes në QKUK personi që ishte aksidentuar para disa ditësh në Mitrovicë

Ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës personi që u aksidentua më datë 6 qershor në Lushtë të Mitrovicës.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton që përveç viktimës, në aksident kishin pësuar lëndime trupore edhe dy femra.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML.

“Fsh. Lushtë, Mitrovicë Jugu  06.06.2025 – 05:04. Më 20.06.2025 në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull  kosovar  i cili kishte qenë duke u trajtuar si pasojë e plagëve të pësuara në një aksident trafiku që kishte ndodhur më datë 06.06.2025. Përveç viktimës në aksident kishin pësuar lëndime trupore edhe dy femra  kosovare. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML”, njofton PK.

Related Articles