Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, në Konventën e Përgjithshme të PDK-së foli për përkushtimin e kësaj partie përgjatë etapave dhe historisë së Kosovës.
Sipas Hamzës, “PDK është partia që kontribuoi më së shumti për Kosovën, duke shtuar se është po ashtu partia që e udhëhoqi në momentet më të vështira, e që tani, është gati ta udhëheq në kohë më të ndritura”.
“Jemi mbledhur sot jo vetëm për të rikonfirmuar drejtimin dhe rrugën tonë për vitet e ardhshme si subjekt politik, por edhe për ta rinovuar besimin në vlerat që vet i kemi krijuar e që janë identiteti ynë. Jemi mbledhur për të treguar se jemi të bashkuar dhe të përgatitur për të marr përgjegjësi të reja për qytetarët dhe vendin tonë, sepse ne jemi më shumë sesa një grup prej mijërave qytetarëve që ndajnë të njëjtin ideal politik, jemi forca me kontributin më të madh në lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës, jemi partia që ka ndërtuar këtë shtet, partia që ka udhëhequr në kohët më të vështira, dhe përsëri jemi partia që jemi të gatshëm të udhëheqim Kosovën drejt një të ardhme më të sigurt dhe më të mirë për gjithë”, u shpreh Hamza.