Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, në një intervistë për BBC, e ka përshkruar sulmin e SHBA-së ndaj objekteve bërthamore të Iranit si një “vendim historik” dhe “të guximshëm”.
Herzog tha se nuk ka detaje të plota për kapacitetet bërthamore të Iranit, por është i bindur se programi i tyre është goditur ndjeshëm.
Ai tregoi se Izraeli vendosi t’i linte amerikanëve vendimin për sulmin dhe se u zgjua kur mësoi për sulmet. Herzog nuk dha përgjigje të qartë nëse Izraeli do të ndalojë sulmet ndaj Iranit, duke theksuar se Irani po godet territorin izraelit me raketa dhe se Izraeli duhet të bëjë gjithçka për t’u mbrojtur.
Ai nënvizoi nevojën për një strategji ndërkombëtare dhe një “strategji daljeje” për të adresuar krizën në mënyrë të qëndrueshme.