Besnik Tahiri nga AAK në një deklaratë për media ka deklaruar se nëse do të ishte deputet i Kuvendit të Kosovës do ta voton Albulena Haxhiun, raporton Gazeta “Enigma”.
Në zgjedhjet e 9 shkurtit Besnik Tahiri nga AAK nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme edhe për një mandat, por nëse do të ishte deputet tani në situatën në të cilën është thelluar kriza e moskonstitutimit, Tahiri thotë se do të gjente zgjidhje.
“Situata në të cilën ndodhemi ka nevojë për reflektim të thellë. Unë po të isha në kuvend, unë mendoj se kisha ndihmu në zgjidhje. Do ta zhbllokoja situatën, unë e quaj këtë një kurth të dyfisht që ndodhë drejtëpërdrejt prej Albin Kurtin. Fillimisht opozita e panë që është gabim puna e mandateve, sikurse që moskonstituimi i kuvendit është gabim. Duhet një instancë juridike me i dhënë zgjidhje kësaj situate se nuk është më politike, se në këtë situatë Albin Kurti nuk e tërheqë kandidaten, sikurse nuk heq dorë opozita pas më shumë se 30 senacave”, tha Tahiri në “Rubikon”.
“Është duke u krijuar precedent që partia e pare, në këtë rast është Vetëvendosje, nëse është dikush tjetër që ka me të kushtëzu për nënkryetarë, këtu ka me u ba një situatë nga kriza në krizë. Unë po të kisha qenë kisha punu shumë me gjetë formën me tejkalu. Nuk kam problem me emër, këndo që e kishin qitë e kisha votu”, tha Tahiri.