Profesori i së Drejtës Kushtetuese, Mazllum Baraliu, ka thënë se udhëheqësit e partive politike dhe vetë 120 deputetët, do të bënin shkelje Kushtetuese, nëse nuk e bëjnë konstituimin e Kuvendit në 30 ditët e ardhshme, afat ky që e dha Gjykata Kushtetuese në aktgjykimin e sotëm.
“Udhëheqësit e partive politike, Kuvendi si institucion dhe çdo deputet, do të përbënte shkelje Kushtetuese, nëse nuk e arrijnë shumicën për votim të Kryetarit dhe nënkryetarëve”, tha Baraliu në një prononcim për Gazetën Enigma.
“Këto vendime të Gjykatës janë të detyrueshme për të gjithë personat fizik e juridik të zbatohen domosdoshmërish dhe nuk ka mundësi ankimimi. Brenda 30 ditësh duhet ta gjejnë formulën politike për ta zbatuar vendimin juridik të Gjykatës”, u shpreh tutje ai.
“Shkelja vetvetiu nuk është sanksion, por është shkelje – pra moskryerja e detyrave sipas dispozitave që i kanë. Pra e kanë obligim edhe deputetët, edhe partitë politike”, tha në fund profesori universitar. /Gazeta Enigma