Aktgjykimi i Kushtetueses, Haziri: Bllokuesi nuk kalon!

Aktgjykimi i Kushtetueses, Haziri: Bllokuesi nuk kalon!

Nënkryetari dhe njëherit deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar pas aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese lidhur me krizën në Kuvend, duke thënë se “bllokuesi nuk kalon”.

“Përshkrimi i frymës kushtetuese që Kosova ka vendosur më 17 shkurt 2008, nënkupton që marrëveshjet, mirëbesimi e kompromiset politike janë mjetet e vetme legjitime dhe patriotike në këtë Republikë, e cila themelet i ka më 2 korrik 1990. Nuk ka detyrim. Për votim, nuk e lejon shantazhin politik, e aq më shumë, nuk lejon keqpërdorimin e frymës kushtetuese për t’u keqpërdorë për konsum politik”, shkroi Haziri në një postim në Facebook.

“Është për keqardhje që në vend se politikanët, nëpërmje deputetëve, t’i zgjidhin ngërçet, i duhet Gjykatës Kushtetuese që ta bëjë këtë!”, shtoi tutje ai.

“Nuk kemi Kuvend e as Qeveri, por vetëm deputetë të zgjedhur, sikurse që nuk mundesh me qenë edhe deputet e edhe anëtar i Qeverisë”.

“Republika, mbi të gjitha!”, tha në fund Haziri.

Related Articles