Gashi: Kush dështon të ndërtojë konsensus, dështon të udhëheqë

Gashi: Kush dështon të ndërtojë konsensus, dështon të udhëheqë

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka komentuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit.

Gashi tha se Kushtetuesja e konfirmoi se e drejta ekskluzive për ta propozuar kryetarin e kuvendit, nuk është e shkëputur nga përgjegjësia politike për të ndërtuar kompromis dhe për të siguruar mbështetjen e nevojshme parlamentare.

“Kjo do të thotë se përgjegjësia institucionale nuk mund të ushtrohet në mënyrë të njëanshme – ajo kërkon bashkëpunim, respektim të procedurave demokratike dhe ndërtim të konsensusit politik”.

“Demokracia parlamentare nuk është thjesht çështje numrash, por çështje pjekurie politike dhe përgjegjësie kushtetuese”, tha Gashi.

Tutje, ai tha se “nuk ka ekskluzivitet pa përgjegjësi, nuk ka demokraci pa vullnet për marrëveshje” dhe sipas tij, “kush dështon të ndërtojë konsensus, dështon të udhëheqë”.

Related Articles