Zjarri që kaploi një ndërtesë banesore në lagjen “Emshir” të Prishtinës në orët e mbrëmjes, po vazhdon.
Sipas raporteve, flakët nuk po mund të kontrollohen.
Në vend të ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit, sikurse edhe forca të shumta policore.
Deri më tani nuk raportohet për ndonjë të lënduar nga ky incident, derisa nuk dihen shkaqet.