Një person është arrestuar gjatë tentimit për ta kryer një vjedhje në Pejë, ndërkohë që ishte në kërkim për po të njëjtën vepër.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, tha se i njëjti ishte i kërkuar edhe më herët për veprën penale “grabitje”.
“Personi i cili ka qenë i kërkuar për veprën penale ‘grabitje’ me një barnatore në lagjen Velanishte në Pejë, më herët është arrestuar. I njëjti është arrestuar gjatë tentimit për ta kryer edhe një vepër penale ‘grabitje’”, tha Nikçi.
Tutje, ai tha se pas arrestimit, i dyshuari me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë.