Osmani pas betimit të 350 rekrutëve të FSK-së: Ushtria jonë rritet me guxim

Osmani pas betimit të 350 rekrutëve të FSK-së: Ushtria jonë rritet me guxim

350 rekrutë i janë shtuar Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), teksa për eventin ka reaguar presidentja Vjosa Osmani, e cila fizikisht nuk ishte prezente në ceremoni, raporton Gazeta Enigma.

Ajo në një postim në Facebook të cilit ia ka bashkëngjitur edhe fotografitë nga kjo ceremoni ka shkruar se “ushtria e Kosovës po rritet me guxim”.

“Nga 350 uniforma, një zë i vetëm: për Kosovën! Ushtria jonë rritet me guxim, ndërsa Kosova ecën përpara me krenari!”, ka shkruar Osmani.

Related Articles