Ushtarët polakë të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit të KFOR-it kanë kryer të shtunën një patrullim rutinor në veri të Kosovës.
Sipas njoftimit të KFOR-it, këto patrullime zhvillohen në mënyrë të rregullt dhe të paanshme, me qëllim të ruajtjes së pranisë së dukshme në terren, rritjes së vetëdijes operacionale dhe forcimit të stabilitetit në zonën e përgjegjësisë së Komandës Rajonale Lindje.
“Këto aktivitete janë thelbësore për garantimin e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjitha komunitetet në rajon”, thuhet tutje në njoftim.