Ushtarët e Maqedonisë së Veriut, të cilët shërbejnë në KFOR, kanë patrulluar në komunën e Pejës.
Patrullimi mbetet një aktivitet thelbësor për trupat e KFOR-it, theksohet nga KFOR.
“Prania e tyre e vazhdueshme në terren ndihmon në monitorimin e situatës së sigurisë, nxitjen e besimit midis komuniteteve lokale dhe mbështetjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë”, thuhet tutje në njoftimin e KFOR-it. / Gazeta Enigma.