Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi tha se në seancën e sotme u shfaq një nivel i ri i rrezikimit të demokracisë në Kosovë, raporton Gazeta Enigma.
Ky reagim i tij vjen krahas vendimit të VV-së, që edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të procedojnë sërish me votimin e kryeparlamentares përmes votimit të fshehtë.
Ai tha se përmes kësaj u shkel rregullorja e Kuvendit.
“Kthehu tek propozimi, kënd të dush propozoje, ata e dinë që Haxhiut kurr s’kanë me ja bo votat. Por po dëshiron me këmbngul vazhdo me të, por ajo është sjellje e papërgjegjshme për mos me konstituu Kuvendin, por insistimi me vazhdu njëjtë edhe pas aktvendimit të Gjykatës është i tmerrshëm”, theksoi ai.
Tutje ai kërkoi përfshirjen e presidentes, Vjosa Osmani në zgjidhjen e situatës përmes propozimeve të reja. / Gazeta Enigma.
Krasniqi: Sot u shfaq një nivel i ri i rrezikimit të demokracisë në Kosovë
