Heidi Lushtaku ka dëshmuar se nuk veçohet vetëm në fotosesione apo parakalime në tepihun e kuq, por edhe për në sportet luftarake.
Modelja shqiptare e ka publikuar një video në Instagram, në të cilën tregon aftësitë e saja në artet marciale teksa stërvitet me një trajner.
Aftësitë e saja nuk mund të konsiderohen edhe aq befasi, kur kihet parasysh se bukuroshja ka qenë në lidhje me kampionin e botës në boks, Robin Krasniqi.
Në prill të vitit të kaluar, ata kishin njoftuar se ishin ndarë paqësisht me njëri-tjetrin, duke ruajtur respekt maksimal për familjet dhe përkrahësit e tyre.