Çitaku: Të mbajmë gjallë demokracinë – Të refuzojmë autoritarizmin dhe tiraninë

Çitaku: Të mbajmë gjallë demokracinë – Të refuzojmë autoritarizmin dhe tiraninë

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovë, Vlora Çitaku, ka folur për situatën politike në të cilën është vendi me moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se të gjithë duhet të bëjnë pjesën e tyre, “që të mbajnë gjallë demokracinë në vend dhe të refuzojnë autoritarizmin”.

“Pas përfundimit të Konventës Kushtetuese në SHBA ( viti 1787) , një qytetar iu afrua Benjamin Franklinit dhe e pyeti: ‘Atëherë, doktor, çfarë na dhatë? Republikë apo monarki?’. Franklini u përgjigj me fjalët që kanë jehuar nëpër shekuj: ‘Republikë, nëse mund ta mbani’”, shkroi Çitaku.

“Sot është një nga ato momente kur të gjithë duhet të bëjmë pjesën tonë. Të mbrojmë Republikën. Të mbajmë gjallë demokracinë. Të refuzojmë autoritarizmin dhe tiraninë”, ka thënë Çitaku.

Related Articles