Gjatë qëndrimit në Shkup, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti zhvilloi takim bilateral me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.
Sipas njoftimit të ZKM-së, Kurti e përgëzoi homologun e tij për organizimin e suksesshëm të këtij samiti të radhës të liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe e falënderoi për mikpritjen.
“Bashkë diskutuan për marrëdhëniet bilaterale, për nivelin e zbatimit të marrëveshjeve ndërmjet dy qeverive nga mbledhjet e përbashkëta, ndër të cilat u theksuan funksionalizimi i dy pikave të përbashkëta kufitare, dhe për mundësitë e reja të bashkëpunimit”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.
Kurti dhe Mickoski thuhet se diskutuan edhe për procesin integrues drejt Bashkimit Evropian për të dy vendet dhe rajonin, si dhe për rëndësinë e Planit të Rritjes dhe fondeve të BE-së në përshpejtimin e reformave të agjendës evropiane.