Vendoset gurthemeli i dy urave të reja mbi lumin Ibër

Vendoset gurthemeli i dy urave të reja mbi lumin Ibër

Ashtu siç ishte paralajmëruar, kanë nisur punimet fillimisht për urën për kalim të veturave mbi lumin Ibër.

ZKM gjatë ditës njoftoi se në ora 17:00 do të bëhet vendosja e gurthemelit të kësaj ure.

Pas gjysmë orë do të bëhet ajo për kalim të këmbësorëve. Pjesëmarrës këtu do të jetë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Lidhur me ndërtimin e dy urave mbi lumin Ibër, zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka thënë se këto projekte do të kryhen për 90 ditë.

Ai tha se KFOR-i është në dijeni për këtë, por thjesht kanë kërkuar informacione rreth asaj se çka po ndodh.

Related Articles