Franca në gjendje emergjente, mbyll mbi 1300 shkolla për shkak të të nxehtit ekstrem

Franca në gjendje emergjente, mbyll mbi 1300 shkolla për shkak të të nxehtit ekstrem

Për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të larta, rreth 1 350 shkolla në Francë janë mbyllur plotësisht ose pjesërisht për një ditë. Agjencia franceze e motit “Meteo France” bëri të ditur se është shpallur alarm i kuq për të nxehtin në 16 provinca, përfshirë Parisin, ndërsa alarm portokalli është lëshuar për 68 provinca të tjera.

Temperaturat sot u sillën nga nga 20 deri në 41 gradë Celsius. Vetëm një ditë më parë, mësimi u pezullua në 750 shkolla për të njëjtën arsye

Ndërkohë, rritja e ndotjes së ozonit si pasojë e valës së të nxehtit ka shtyrë autoritetet lokale në Paris dhe rrethina të kufizojnë qarkullimin e automjeteve. Në një njoftim nga Departamenti i Policisë së Parisit thuhet se vetëm mjetet që ndotin më pak do të lejohen në trafik, ndërsa automjetet e tjera do të ndalohen. Përjashtim bëjnë mjetet e shërbimeve publike. Gjithashtu janë ulur kufijtë e shpejtësisë në zonat përkatëse.

Për shkak të temperaturave të larta, është pezulluar edhe puna në njërin prej reaktorëve të centralit bërthamor “Golfech” në Tarn-et-Garonne që prej 29 qershorit.

Related Articles