Një person ka vdekur në QKUK, ku ishte duke marrë tretman mjekësor.
Viktima nga jugu i Mitrovicës, vdiq rreth orës 05:00.
Sipas familjarëve, viktima kishte pësuar lëndime trupore.
“Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet tutje në raportin 24-orësh të policisë.