Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje

Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje

Policia e Kosovës po kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi për veprën “Vjedhje”.

 Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook policia ka publikuar fotografinë e të dyshuarit,

“Njësiti i Hetimeve të stacionit policor në Graqanicë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi.

Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje veprën vjedhje.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected]”.

Related Articles