Jashari takohet me Komandantin Iannucci, flasin për trajnim të FSK-së në Itali

Jashari takohet me Komandantin Iannucci, flasin për trajnim të FSK-së në Itali

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Bashkim Jashari ka pritur të mërkurën në takim Komandantin e Komandës Italiane për Operacione të Përbashkëta, Gjeneral Giovanni Maria Iannucci.

Sipas njoftimit, gjatë takimit të përbashkët, Komandanti i FSK-së i uroi mirëseardhje Gjeneral Iannucci dhe e njoftoi për zhvillimet dhe të arriturat e fundit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke theksuar fushat e bashkëpunimit bilateral dhe aktivitetet e përbashkëta.

“Pastaj gjatë takimit u bisedua për pjesëmarrjen e FSK-së në trajnime bilaterale në Republikën e Italisë. Gjithashtu gjatë takimit u diskutua edhe mbështetja që ushtria italiane i ka dhënë Forcës së Sigurisë Kosovës gjatë procesit të zhvillimit te saj, me theks të veçantë mbështetja me trajnime në fusha të ndryshme profesionale dhe ushtarake”, thuhet në njoftim.

Në fund të takimit Gjeneralët u zotuan në vazhdimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.

Related Articles