Besnik Krasniqi, kandidat i AAK-së për Prizrenin

Besnik Krasniqi, kandidat i AAK-së për Prizrenin

Besnik Krasniqi është përzgjedhur si kandidat i AAK-së për kryetar të Prizrenit.

Këtë e bëri të ditur kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj.

“Besniku është një profesionist i dëshmuar me përvojë të gjerë në sektorin publik dhe atë ndërkombëtar, i cili ka ndërtuar karrierën e tij mbi parimet e përgjegjësisë, transparencës dhe shërbimit ndaj qytetarëve. Ai përfaqëson një zgjidhje të denjë për qytetarët e Prizrenit, në kohën kur ky qytet ka nevojë për një udhëheqje vizionare dhe të përgjegjshme. Prizreni meriton një epokë të re zhvillimi, përmes projekteve strategjike në sferën ekonomike, kulturore dhe në fuqizimin e trashëgimisë e ngjarjeve artistike që i japin identitet këtij qyteti”, shkroi Haradinaj.

“Unë besoj në vizionin e Besnikut dhe në përkushtimin e kandidatëve të AAK-së për asamblenë komunale”, u shpreh tutje i pari i AAK-së. /Gazeta Enigma

Related Articles