Gjilan: Gjendet një granatahedhës me predhë brenda saj

Gjilan: Gjendet një granatahedhës me predhë brenda saj

Në fshatin Llashticë të Gjilanit gjatë ditës së enjte është gjetur një granatahedhës me një predhë brenda saj.

Sipas policisë, ky mjet shpërthyes u gjet nga një burrë i cili ishte duke kryer punime me ekskavator në një deponi të mbeturinave.

Sakaq, njësia e Policisë së Kosovës për deminim ka bërë tërheqjen e mjeteve të dyshuara në mënyrë të sigurt.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se derisa ishte duke kryer disa punime me ekskavator në deponinë e mbeturinave, ka hasur në një granata-hedhës me predhë brenda saj. Njësia e PK-së për deminim ka bërë tërheqjen e mjeteve të dyshuara në mënyrë të sigurt.  Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

Related Articles