Manaj: LDK kërkon nga Kushtetuesja që shkeljet e Deharit të vendosen në dispozitiv të aktgjykimit

Manaj: LDK kërkon nga Kushtetuesja që shkeljet e Deharit të vendosen në dispozitiv të aktgjykimit

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Shkëmb Manaj, ka sqaruar kërkesën e LDK-së ndaj Gjykatës Kushtetuese, të cilën e ka dorëzuar dje.

Ai ka bërë me dije se në aktgjykimin e fundit Kushtetuesja disa çështje që i ka përmendur në arsyetim e aktgjykimit nuk i ka futur në dispozitiv.

Në emisionin “Info Nata”, ai ka deklaruar se LDK-ja kërkon që shkeljet kushtetuese të kryesuesit të seancës, Avni Dehari, të vendosen në dispozitiv të aktgjykimit.

“Në kuptim të arsyetimit Gjykata Kushtetuese në mënyrë të qartë i ka sqaruar disa rrethana, por mungesa ka qenë te dispozitimi i aktgjykimit, sepse te dispozitimi nuk janë përcaktuar saktë cilat janë obligimet edhe te kryesuesit të seancës dhe të deputetëve. Prandaj, kërkesa jonë e cila është adresuar sot kërkon në mënyrë të qartë të vendoset në dispositiv shkelja e Kushtetutës nga kryesuesi i seancës për ndryshimin e rendit të ditës, për mënyrën e bllokadës në mënyrë arbitrare, pamundësimit të deputetëve që të votojnë për kryetarin”, ka thënë Manaj.

Related Articles