Trump: Letrat tarifore drejtuar 12 vendeve janë nënshkruar, do të dalin të hënën

Trump: Letrat tarifore drejtuar 12 vendeve janë nënshkruar, do të dalin të hënën

Presidenti amerikan Donald Trump, tha se kishte nënshkruar letra drejtuar 12 vendeve duke përshkruar nivelet e ndryshme të tarifave me të cilat do të përballeshin për mallrat që eksportojnë në Shtetet e Bashkuara, me ofertat “pranoje ose lëre” që do të dërgohen të hënën.

Trumpi, duke folur me gazetarët në bordin e Air Force One ndërsa udhëtonte për në New Jersey, nuk pranoi të emëronte vendet e përfshira, duke thënë se kjo do të bëhej publike të hënën, raporton Reuters,

Trump më herët të enjten u kishte thënë gazetarëve se priste që një grup i parë letrash të dilte të premten, një festë kombëtare në Shtetet e Bashkuara, megjithëse data tani është ndryshuar

Related Articles