Rrokulliset automjeti në autostradën Prishtinë-Ferizaj

Rrokulliset automjeti në autostradën Prishtinë-Ferizaj

Një aksident ka ndodhur në kilometrin e 17-të të autostradës Ferizaj-Prishtinë, ku ka qenë i përfshirë vetëm një automjet

Si pasojë e vetaksidentit, tre persona kanë mbetur të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

“Rreth orës 12:20,policia është njoftuar për një aksident trafiku. Njësia policore e autostradës, njofton se në kilometrin e 17-të Ferizaj-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku ku i përfshirë është vetëm një automjet (vet-aksident). Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime. Njësia policore është marrë me procedurat në vend-ngjarje.”, tha ai.

Related Articles