Abdxhiku kujton Betejën e Loxhës

Abdxhiku kujton Betejën e Loxhës

Kryetari i LDk-së, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar të rënët në Betejën e Loxhës 27 vjet më parë.

Abdxhiku ka thënë se gjaku i derdhur në Loxhë është amanet në rrugëtimin e përditshëm, derisa shtoi se duhet mbajtur gjallë kujtimi i të kaluarës për t’u ndërtuar një e ardhshme e dinjitetshme

“Në përvjetorin e 27-të të Betejës së Lavdishme të Loxhës, përulemi me respekt dhe krenari para kujtimit të bijve më të mirë të kombit tonë, që sakrifikuan gjithçka për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Në këtë ditë kujtese, nderojmë qëndresën, guximin dhe dashurinë e pashoq për atdheun të Kolonel Tahir Zemajt; strategut të urtë dhe komandantit të vendosur, që qëndroi krah për krah me Presidentin Historik Dr. Ibrahim Rugova në rrugëtimin e vështirë për liri. Kujtojmë me nder dhe krenari Heroin Rrustem Bruçi; juristin, veprimtarin dhe luftëtarin e palodhur për të drejtat e popullit tonë, si dhe një prej themeluesve të LDK-së e komandantin e UÇK-së në zonën e Deçanit. Lavdia dhe sakrifica e Lumni Surdullit dhe Enver Alajt janë dëshmi e përjetshme e guximit të brezit që nuk u përkul para asnjë force. Ata ranë për të mos u harruar kurrë, duke dëshmuar se ëndrra për një Kosovë të lirë dhe sovrane është më e madhe se çdo pengesë”, ka shkruar i pari i LDK-së..

“Gjaku i derdhur në Loxhë është amanet në rrugëtimin tonë të përditshëm, të mbajmë gjallë kujtesën e së kaluarës dhe të ndërtojmë me dinjitet të ardhmen, të punojmë fort për forcimin e idealit të të rënëve për liri. Lavdi të përjetshme të gjithë dëshmorëve të Betejës së Loxhës!”.

Related Articles