Vdes shoferi në Kukës, automjeti i doli nga rruga

Vdes shoferi në Kukës, automjeti i doli nga rruga

Një shtetas i Shqipërisë me inicialet L.Sh. ka vdekur sot si pasojë e një aksidenti.

Në njoftimin e Policisë së Shtetit thuhet se 65-vjeçari e ka humbur kontrollin e veturës në fshatin Gryk-Çajë të Kukësit, dhe më pas automjeti ka dalë nga rruga.

I njëjti ishte drejtuesi i automjetit, i cili vdiq gjatë transportimit me ambulancë për në spital.

PSh-ja shtoi se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Related Articles