Minibusi aksidentohet në rrugën Gjakovë – Klinë, tre të lënduar

Minibusi aksidentohet në rrugën Gjakovë – Klinë, tre të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Mrasor në rrugën Gjakovë – Klinë, ku tre persona janë lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Gjakovës.

“Rreth orës 07:45, jemi njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Mrasor, në rrugën Gjakovë-Klinë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ku dyshohet se drejtuesi i një automjeti (minibus), gjatë lëvizjes, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vetaksidentuar”.

Si pasojë e aksidentit, tre persona janë dërguar për trajtim mjekësor.

Related Articles