Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se Avni Dehari, kryesuesi i seancës konstituive, nuk mund të marrë vendime të tija “pa pasë ndonjë interferim nga pjesëtarë të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje”.
Kadrijaj pretendoi se Deharit i shkruajnë SMS, por edhe i thonë me zë në sallën plenare që t’ua ndalë fjalën deputetëve të partive të tjera, kur e kanë të drejtën të flasin.
“Po e shfrytëzojnë maksimalisht, ndonjëherë edhe ndjej keqardhje për të. E dirigjojnë me mesazhe, ai nuk mundet asgjë të veprojë, por po e dirigjojnë edhe me zëra po i thonë ndale, ndale. Ende pa filluar ne të flasim ata i thonë ndalja fjalën”.
“Dëgjohen deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje që dëgjohen prej ulëseve duke thënë ndale, ndale dëgjohen me zëra të lartë. Ata po mendojnë se ne deputetët e të tjera partive kemi të drejtë të themi vetëm emrin për propozim”, ka thënë Kadrijaj.