Pas deklaratave të Grenellit, Osmani paralajmëron konferencë për media sapo të kthehet në Kosovë

Pas deklaratave të Grenellit, Osmani paralajmëron konferencë për media sapo të kthehet në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të mbajë një konferencë për media lidhur me deklaratat e fundit të emisarit amerikan Richard Grenell, menjëherë pas kthimit të saj nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kështu ka bërë të ditur Bekim Kupina, këshilltari për media i presidentes, Vjosa Osmani.

Emisari Amerikan, Richard Grenell, i ka quajtur “manipulim të fjalëve të Donald Trump”, fjalët e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, referuar presidentit amerikan se “javët e fundit” e ka parandaluar një konflikt mes Kosovës dhe Serbisë.

Grenell tha se “është absurde” të pretendohet se ka pasur diçka të re – dhe se fjalët e Trump i referohen kohës së Marrëveshjes së Washingtonit.

“Turp për Vjosa Osmanin që manipuloi fjalët e Presidentit Donald Trump.

Donald Trump u nominua për Çmimin Nobel për Paqen për punën e tij në paqen dhe normalizimin ekonomik midis Kosovës dhe Serbisë në vitet 2019 dhe 2020 – përmes nënshkrimit të Marrëveshjes së Washingtonit nga Trump në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë.

Osmani nuk ishte pjesë e asaj marrëveshjeje. Dhe të pretendosh sikur kishte diçka të re është absurde”, shkroi Grenell në “X”.

Related Articles