Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në bregdetin shqiptar, raporton Gazeta “Enigma”.
Në Dhërmi, ka vdekur një 20 vjeçar nga Kosova. Lidhur me rastin detajet e reja janë bërë të ditura nga A2 CNN.
Referuar raportit të policisë, i riu nga Kosova vdiq derisa po luante volejboll me shokët e tij.
“Specialistët e Stacionit të Policisë Dhërmi referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 14.07.2025, pranë një plazhi në Dhërmi, në fushën e volejbollit, dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale shtetasi A. H., 20 vjeç, banues në Kosovë, i cili ndodhej me pushime së bashku me shoqërinë e tij”, njofton policia.
Autopsia mjekoligjore për rastin do të kryhet pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë, për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes së 20-vjeçarit.