Gjatë ditës së martë, në Mitrovicën e jugut është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur fillimisht ka penguar dhe më pas ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor/viktimën mashkull kosovar, raporton Gazeta “Enigma”.
I njëjti pas sulmit është arrestuar, e më pas është liruar në procedurë të rregullt.
“Mitrovica e jugut, 20.03.2021 – 23:16. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur fillimisht ka penguar dhe më pas ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor/viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari ndalet në ndalim policor dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.